Anija Evropiane e Hapësirës ankorohet pa probleme
Paris, 30 mars - Agjencia Evropiane e Hapësirës e cilësoi ankorimin e anijes së saj më të madhe të transportit pa ekuipazh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, të qetë dhe pa probleme.
Agjencia evropiane thotë se anija Edoardo Amaldi që e ka marrë emrin nga një fizikant italian, po transporton afro shtatë tonë mallra, përfshirë ushqime, ujë, veshje, oksigjen, pjesë këmbimi dhe karburant për stacionin e hapësirës.
Mjeti që u nis nga Kuruja e Guinesë franceze të premten e kaluar do ti përdorë motorrat që të ndihmojnë stacionin e hapësirës të ruajë orbitën e tij gjatë pesë muajve të ardhshëm.
Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se në fund të misionit më 27 gusht, anija do të shkëputet nga stacioni e mbushur duke marrë me vete mbeturinat e stacionit.
Të nesërmen e asaj dite, anija e transportit do të digjet gjatë kthimit në atmosferë mbi pjesën jugore të Oqeanit Paqësor.