Anija e NASA-s arrin orbitën përreth Jupiterit
Florida, 5 korrik - Anija Juno e NASA-s ka mbaruar udhëtimin pesëvjeçar, duke u futur në orbitën përreth Jupiterit, ku do të studiojë planetin më të madh në sistemin diellor, ka bërë të ditur agjencia amerikane e hapësirës.
Juno ka udhëtuar 1.7 miliard milje presje është nisur, me një shpejtësi prej më shumë se 130,000 miljesh në orë.
Shkencëtarët planifikojnë ta përdorin Junon për të studiuar thellësinë e brendshme të planetit Jupiter.
Ata mendojnë se struktura dhe kimia e saj e brendshme përmbajnë të dhëna se si është formuar bota.