22 Dhjetor 2024

Anija e hapësirës Soyuz kthehet papritur në Tokë

Baikonur, 12 tetor - Një ekuipazh ruso-amerikan në bordin e anijes së hapësirës Soyuz bëri një kthim të papritur në tokë, menjëherë pas nisjes për në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi për një problem me mekanizmin shtytës të anijes kozmike menjëherë pas nisjes të enjten nga një qendër hapsinore e epokës sovjetike në Baikonur të Kazakistanit.

Anija Soyuz u shkëput prej mekanizmit shtytës përpara se të rikthehej në tokë, duke kryer atë që NASA e cilësoi si "zbritje balistike", që do të thotë se ulja u krye në një kënd më të mprehtë se normalisht duke bërë që ekuipazhi i anijes të përjetojë një forcë më të madhe gravitacionale.

NASA njoftoi se dy astronautët Nick Hague dhe Alexei Ovchinin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shefi i NASA-s Jim Bridenstine, tha se ekipi i tij po punon me homologët rusë për të zbardhur arsyet e incidentit.

"Siguria e ekuipazhit është prioritet i madh për NASA-n ndaj dhe do të zhvillohet një hetim i plotë lidhur me shkakun e incidentit" tha ai në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve të gjitha misionet e fluturimit në hapësirë do të pezullohen derisa hetuesit të kuptojnë se çfarë nuk funksionoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)