21 Prill 2025

Android vazhdon të dominojë

New York, 27 maj - Kompania Kantar Wordpanel ka lëshuar raportin e saj më të ri për tregun e telefonave të mençur. Kjo analizë zgjati për tre muaj e që përfundoi në prill, sjell Androidin si fitues të madh.

Në Evropë Androidi u rrit për 1.7 pikë duke arritur në 72.4 për qind të telefonave të mençur. Windows Phone u rrit gjithashtu duke arritur në 8.4 për qind e sistemi operativ i Apple-t ishte rritur në 17.5 për qind.

Androidi gjithashtu dominoi edhe në ShBA duke arritur në 59.1 për qind e iOS kishte rënie për 6.8 pikë. Në Kinë, BlackBerry u zhduk krejtësisht nga harta e celularëve të mençur, ndërsa Android pati rritjen më të madhe. Google OS u rrit 7.9 pikë në një total prej 79.8.

Në Japoni iOS është lider duke u rritur në 55.4 për qind. Windows Phone gjithashtu kishte rritje e Androidi kishte rritje të lehtë duke u afruar në 43.6 për qind.

Me dominimin e Androidit e me ardhjen e Windowsh Phone 8.1 presioni do të bie mbi Apple-n që duket se nuk do të ketë pajisje të re deri në shtatori kur do të sjell iPhone 6.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)