Android, 112 herë më i infektuar nga viruset se iOS
New York, 8 mars - Phil Schiller, zv/drejtori i marketingut të Apple, ka postuar një cicërimë interesante në profilin e tij personal në Twitter, me të cilin ka alarmuar 67,866 miqtë e tij, duke thënë se platforma e Google, Android, përmbante shumicën e viruseve për vitin 2012.
Mirëpo, një detaj të cilin ai nuk e ka përmendur është fakti se gjatë viteve 2010 dhe 2011, në iOS viruset ishin jo-evident, ndërsa në 2012 sistemi operativ ishte prekur nga viruset proceduralë të njohur si Worms.
Ndërsa për tremujorin e fundit të vitit 2012, Apple ishte pothuajse e paprekur nga viruset, ndërsa Android përmbante 96 % të gjitha viruseve të shfaqur në sistemet operative për celularë.