26 Dhjetor 2024

Amazon shton Kosovën në listën e shteteve

Prishtinë, 2 shkurt - Amazon një ndër uebsajtet më të mëdha në internet për blerje online është raportuar nga komuniteti i Digital Kosovo të ketë shtuar Kosovën në listën e shteteve.

Më 12 nëntor 2014 Amazon i është përgjigjur Digital Kosovo duke thënë që janë duke punuar në shtimin e Kosovës në listën e shteteve. Kosova u shtua në listë disa muaj më vonë pas gjithësej 1218 email-ëve të dërguar nga komuniteti i Digital Kosovo.

Digital Kosovo i falënderohet diplomatëve digjital për kontributin e dhënë, të cilët duke dërguar kërkesa të shumta drejtuar institucioneve përmes platformës së Digital Kosovo kanë ngritur numrin e njohjeve të Kosovës në botën digjitale.

Portale interneti, kompani tregtimi, organizata e aeroporte të ndryshme vazhdojnë të mos e kenë Kosovën të listuar në vargun e shteteve, një fakt ky i cili kufizon përdoruesit nga Kosova deri në atë masë saqë shpesh janë të detyruar të heqin dorë nga mundësi të ndryshme që ofrohen gjithandej në internet.

Digital Kosovo është një platformë që ofron mundësi për ta ndihmuar Kosovën që të integrohet plotësisht në tablonë digjitale. Kjo iniciativë ndihmon në tejkalimin e barrierave virtuale duke i shtyrë një varg të gjatë të faqeve në internet që ta përfshijnë Kosovën në platformat e tyre. Digjital Kosovo është një iniciativë e re e cila realizohet nga Fondacioni IPKO, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Këshillit Britanik dhe Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Bëhu pjesë e Digital Kosovo dhe përdor diplomacinë digjitale për të ndihmuar njohjen e Kosovës tek insitutucionet ndërkombëtare. Nga komuniteti, për komunitetin!! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)