Amazon me fitime rekord
New York, 24 korrik - Amazon ka habitur Wall Street-in, duke shënuar një tremujor që hedh poshtë të gjitha pritjet e analistëve dhe investitorëve.
Nga prilli në qershor gjiganti i tregtisë online ka regjistruar 92 milionë dollarë shitje, me një rritje prej 20%, e për një total prej 23.18 miliardë dollarë.
E të mendosh që vetëm një vit më parë kompania përballej me një rënie të fitimeve të grupit nga Seattle, me humbje prej 126 milionë dollarësh.
Por strategjia afatgjatë e numrit një dhe themeluesit Jeff Bezos, më në fund po jep frutet e veta.
Ky rezultat për grupin e Bezos është i rëndësishëm, kur kompania po përballet me një konkurrencë të fortë.
Kjo jo vetëm nga gjigantët e tjerë të shitjeve online, si Ebay apo Alibaba, por edhe nga shumë programues të cilët po shumëfishojnë mënyrat e shërbimit të porosive, gjithjë më shpejtë dhe të saktë.