Amazon kërkon të blejë Goodreads
Goodreads, me bazë në San Francisco dhe që u themelua në 2007, është një nga komunitetet më premtues online për lexuesit, me 16 milionë anëtarë.
Blerja mund të forcojë ndjeshëm shërbimet online të leximit për Amazon dhe Kindle, përkundrejt lexuesve të tjerë elektronikë dhe tabletave nga Apple dhe Google.
Goodreads ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës së si të zbulojmë dhe diskutojmë mbi libra të ndryshëm dhe, së bashku me Kindle, Amazon ka ndihmuar në zgjerimin e mundësisë për të lexuar, në të gjithë botën, tha Russ Grandinetti, zëvendës president i përmbajtjeve Kindle për Amazon.