23 Dhjetor 2024

Alwaleed bin Talal investon 300 milion $ tek Twitter

New York, 21 djetor - Princi arabosaudite, Alwaleed bin Talal, një prej njerëzve më të pasur në botë, është në procesin e blerjes së 300 milion dollarë aksioneve në rrjetin social “Twitter”.

Lajmin e konfirmoi të hënën kompania e investimeve në pronë të Princit, “Kingdom Holding Company”. Në një komunikatë të saj, shkruhet se vendimi për të kryer këtë investim strategjik është kryer pas muajsh të tërë negocimi dhe vlerësimi të të gjithë detajeve.

“Ne mendojmë se mediat sociale do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore sfondin dhe horizontet e industrisë mediatike në tërësi, gjatë viteve të ardhshme.

“Twitter” është një prej kolosëve të këtij shërbimi dhe ka treguar se është në gjendje të shndërrojë në të ardhura këtë trend pozitiv”, shkruhej në komunikatën e “KHC”-së.

Operacioni, i cili është drejt përfundimit, është kryer në tregun sekondar të aksioneve. Kjo do të thotë se “Twitter” nuk ka fituar asgjë nga këto transaksione, pasi kanë qenë mbajtësit e aksioneve ata që i kanë shitur ato tek sheiku, për vlera të përcaktuara në mënyrë personale. Për këtë arsye, nuk është ende e qartë se cila është përqindja që tashmë kontrollon bin Talal.

Me një pasuri të përgjithshme prej 21,3 miliardë dollarësh, Princi Alëaleed është që prej tetë vitesh, biznesmeni më i pasur arab. Midis kompanive ku “KHC” është aksione, renditet “Apple”, “Citigroup”, “Time Warner”, “CNN” apo “News Corporation”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)