Alphabet-i ia kalon Apple-it, marka më e vlefshme në botë
New York, 14 maj - Kompania më e vlefshme është Alphabet-i i Google-it, duke i marrë kështu fronin Apple-it.
Nga rezultatet e fundit del se kompania mëmë e Google-it, aktualisht vlen 570 miliardë dollarë, ndërsa Apple vlen 535 miliardë dollarë.
Ndërsa kujtojmë se hera e fundit që Google ka qenë më e vlefshme se Apple, ka qenë në shkurt të vitit 2010, ku të dyja kompanitë së bashku vlenin më pak se 200 miliardë dollarë.
Gjatë asaj kohe, ende nuk kishte dalë iPad-i i Apple-it. Ndërsa iPhone më i ri në treg ishte iPhone 3GS.
Kompania drejtohej nga Steve Jobs, ndërsa gjiganti i kërkimit drejtohej nga Eric Schmidt, i cili ia kaloi postin bashkëthemeluesit Larry Page një vit më vonë.