Alibaba sundon tregun online

Pekin, 28 tetor - Themeluesi i Alibaba, kompanisë tregtare kineze përmes internetit, Jack Ma, është njeriu më i pasur në Kinë. Vlera e pasurisë së tij llogaritet rreth 20 miliardë dollarë, shkruan sot gazeta njujorkeze Forbes, transmeton BBC.
Sipas listës së Forbes të njerëzve më të pasur në Kinë, numri i miliarderëve në këtë vend aziatik është rritur këtë vit në 242, nga 168 sa ishin vitin e kaluar, ndërsa pasuria e Ma-së ka arritur në rreth 19.5 miliardë dollarë, për dallim nga viti i kaluar, kur ishte rreth 7.1 miliardë dollarë.
Kjo pasi kompania Alibaba ka arritur të ardhura rekord nga oferta e saj fillestare publike (IPO) e aksioneve në bursën e New York.
Sipërmarrësi 50-vjeçar edhe muajin e kaluar ishte në vendin e parë të renditjes së përpiluar nga gazeta kineze Hurun, por pasuria e tij aktualisht është shumë më e lartë, përkatësisht 20 miliardë dollarë.
Kompania Alibaba u themelua 15 vjet më parë me një kapital prej 60 mijë dollarësh, të cilat Mao i kishte siguruar në formë huazimi nga miqtë, ndërsa ajo tani vlerësohet rreth 240 miliardë dollarë.