Aktorët botërorë të energjisë takohen në Turqi
Ankara, 22 mars - Ka filluar numërimi drejt zeros për panairin ICCI 2015, i dyti në Evropë dhe më i madhi në hapësirën gjeografike që mbulon, për energjinë dhe mjedisin.
Panairi 21. Ndërkombëtar i Energjisë dhe Mjedisit ICCI 2015, që do të organizohet në datat 6-8 maj në Qendrën e Ekspozitave të Stambollit, në lagjen Yesilkoy, do të mirëpresë rreth 450 firma vendase dhe të huaja.
Ky panair do të mundësojë takimin e kompanive nga shumë vende të botës, ku ia vlen të përmenden SHBA-të, Kina, Danimarka, Koreja e Jugut dhe India; me vendimmarrësit e sektorit energjetik turk.
Turqia, vend ky që synon të investojë mbi 120 miliardë dollarë deri në vitin 2023 për të përmbushur kërkesën e brendshme për energji, mbetet një qendër graviteti e fuqishme për firmat pjesëmarrëse në panairin ICCI 2015.