23 Dhjetor 2024

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson platformën për donacione online

Prishtinë, 15 maj - U bë lansimi zyrtar i platforms për pagesa online i cili mundëson dhënien e donacioneve duke filluar nga shuma 1 Euro perms ueb faqes së Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, shërbim ky i bërë i mundur nga ProCredit Bank në Kosovë.

ProCredit Bank ka bërë të mundur që Aksioni për Nëna dhe Fëmijë përmes platformës së tyre të e-commerce të pranojë donacione përmes pagesave online në faqen amchealth.org pa tarifa (falas), për të gjithë donatorët dhe filantropët të cilët dëshirojnë të mbështesin programet e shëndetësisëtë Fondacionit ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’.

“Ky shërbim jo vetëm lehtëson  procedurën e donacioneve për programet tona të shëndetësisë, por iu mundëson qytetarëve të japin donacione direkt nga llogaria e tyre bankare duke filluar nga shuma shumë të vogla, por që janë shuma shumë të rëndësishme për ne’, u shpreh Mrika Aliu, Drejtoreshë e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Donacionet përmes pagesave online do të sjellinnjë kulturë të re që thekson sistemin inovativ bankar në Kosovë, duke integruar gjithnjë e më shumë teknologjinë në shërbime dhe duke ofruar lirinë e transakcioneve në çdo moment, nga çdo hapësirë (Kosovë e Diasporë), dhe nga cilado platformë (kompjuter apo telefon mobil).

Ky shërbim është bërë i mundshëm për klientët individual, për bizneset dhe korporatat e ndryshme,  dhe ofron të gjitha standardet dhe mekanizmat e sigurisë që sigurojnë klientët mbrojtjen më të mirë dhe mënyrën më të lehtë të përdorimit.

--

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)