Aksionet e Google kalojnë 1,000 dollarë
New York, 19 tetor - Aksionet e gjigantit të internetit Google kanë kaluar nivelin prej 1,000 dollarësh për herë të parë.
Këto aksione kanë shkuar të premten në mbi 1,015 dollarë.
Rritja ka ardhur pasi kompania, me bazë në Kaliforni, ka raportuar 36 për qind rritje në të ardhurat neto në tremujorin e parë.
Google zotëron faqen e shkarkimit të videove youtube.com dhe sistemin operativ Android për pajisjet mobile.