Air France lejon smartphone gjatë fluturimit
Paris, 17 shkurt - Kompania Air France i ka lënë dorë të lirë përdorimit të smartphone dhe tablet gjatë të gjitha fazave të fluturimit, duke përfshirë këtu edhe ngritjen apo uljen e avionit.
Kompania ajrore francezo-holandeze ka aplikuar në këtë mënyrë një udhëzim të Agjencisë Evropiane të Sigurisë Ajrore që autorizon përdorimin e aparateve dixhitale, por me kushtin që të vihen në mënyrën e përdorimit për avionë.
Duhet theksuar që në këtë direktivë nuk është i përfshirë përdorimi i Bluetooth apo Wifi. Pasagjerët në avion nuk mund të lidhen me internetin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të kryejnë telefonata gjatë udhëtimit me avion.