23 Dhjetor 2024

Afganistani ndalon WhatsApp-in dhe Telegramin

Kabul, 4 nëntor - Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikqyrje më e madhe.

Të dyja aplikacionet janë të popullrizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.

Zëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për RFE/RL se urdhëri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.

“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal.

Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “ Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)