Adobe ka paraqitur Flash 10.1
SHBA, 8 korrik - Adobe ka paraqitur një video demonstruese 2 minutëshe të Droid X duke punuar me Flash 10.1.
Versioni më i ri i Flash, 10.1 dhe sistemi operativ i Google Android 2.2 do të paraqiten më vonë gjatë kësaj vere për Droid X.
Në videon që u prezantua sot shihet Ted Patrick, Sr. Technical Evangelist pranë Adobe Systems, duke prezantuar një prej celularëve më të fundit në tregun e Android, përkatësisht modelin Droid X, duke funksionuar me një aplikacion të Kupës Botërore dhe gjithashtu me një lojë Flash.
Flash Player 10.1 veçse është një prej aplikacioneve më të mira pa pagesë për tregun Android, dhe si produkt final pritet që të paraqitet për celularë të mençur dhe tablet më vonë kur përdoruesit do të jenë në gjendje të avancojnë në Android 2.2 Froyo.