23 Dhjetor 2024

750 mijë copë mbeturinash rrotullohen rreth Tokës

Munich, 25 prill - Ekspertët që marrin pjesë në Konferencën e 7-të Europiane për Mbeturinat Hapësinore, që po zhvillohet ​​në Gjermani, kanë shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të objekteve të tilla që rrotullohen rreth Tokës.

Statistikat e Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) tregojnë se të paktën 750 mijë copë mbeturinash deri në 1 centimetër po rrotullohen rreth Tokës, rreth 18 mijë prej të cilave janë duke u monitoruar rregullisht.

Holger Krag, kreu i Zyrës së Mbeturinave Hapësinore të ​​ESA-së, thekson se këto mbeturina, duke udhëtuar me shpejtësi mesatare 40 mijë kilometra në orë, mund të shkaktojnë dëme serioze:

\"Nuk krahasohen me një armë zjarri. Energjia që përmban një centimetër grimcë që godet një satelit në atë shpejtësi, afërsisht përkon me një shpërthim granate. Pra, pasojat e një goditjeje të tillë mund të jenë një mosfunsksionim i satelitit, ndërsa objekte më të mëdha mund të sjellin edhe shkatërrimin e satelitit dhe prodhim copash, gjë që pastaj ka pasoja mjedisore\".

Holger Krag thekson se ekspertët janë të shqetësuar se një përplasje mund të fillojë një reaksion zinxhir shkatërrues, që do të thotë se fragmentet e një objekti mund të goditin objekte të tjera, duke krijuar gjithnjë e më shumë mbeturina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)