670.000 dollarë një kompjuter Apple
Berlin, 26 maj- Në një ankand të Gjermanisë, një kompjuter Apple i vitit 1976 u shit për më shumë se 670.000 dollarë. Kompjuteri Apple-1 i shitur ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Bob Luter, autor i librit, "The First Apple," tha se ky kompjuter është një objekt i rrallë për koleksionistët dhe se kompjuter të tillë të montuar në garazhin e Steve Jobs-it u prodhuan vetëm 200 copë.
Firma gjermane e ankandit tha se blerësi i kompjuterit është nga "Lindja e Largme" dhe dëshiron të mbetet anonim.