4 milion individë janë bërë pjesë e programit Windows Insider
New York, 4 qershor - Gjatë evenimentit ComputeX, kompania amerikane e sistemit operativ Windows, Microsoft tha se pothuaj 4 milion individë janë bërë pjesë e programit Windows Insider duke ofruar një feedback të çmueshëm në zhvillimin e Windows 10.
Gjithashtu bëri të ditur se partnerët e Microsoft po punonin që tani në harduerë të lloje të ndryshme me Windows 10-tën, ku aktualisht 96 janë në zhvillimin dhe mbi 300 do të jenë të disponueshme në debutimin e dates 29 korrik.
Microsoft detajoi edhe qasjen e re që do të ofrojë Windows 10. U vu theksi tek krijimi i sistemeve kompjuterike më personalë e cila do të mundësohet falë platformës së aplikacioneve universale.
Një tjetër faktor kyç që do të kontribuojë në këtë aspekt është padyshim ofrimi falas i përditësimeve në të ardhmen. Në fakt vetë kompania e ka qartësuar këtë synim, duke trajtuar Windows 10 si një shërbim dhe jo thjesht softuer.