27 Dhjetor 2024

3,6 miliardë përdorues interneti në vitin 2018

New York, 21 nëntor - Për 3 vitet e ardhshme, numri i përdoruesve të internetit do të jetë sa gjysma e popullsisë botërore.

Kompania kërkimore \"eMarketer\", në sajë të disa studimeve bëri të ditur se rrjeti i internetit do të arrijë deri në 2.89 miliardë përdorues aktiv në vitin 2015 ndryshe 42.5% e popullatës botërore do të jetë përdoruese e rregullt e internetit.

Kjo do të shënonte një rritje me 6.2% në krahasim me numrin e njerëzve që përdorin internetin për vitin 2014.

Kompania eMarketer parashikon rritje edhe në 4 vitet e ardhshme, ku rreth 3.6 miliardë e popullsisë, ose ndryshe gjysma e saj do të jenë online në internet të paktën një herë në muaj për sa i përket vitit 2018.

Ky fluks vjen nga rritja nga dita në ditë e telefonave inteligjent me çmime të ulëta si dhe shpërndarja e mëtejshme e internetit në vende si India dhe Indonezia.

Shërbimet me çmim të arsyeshëm të internetit dhe telefonat inteligjent me çmim të ulët kanë bërë rritjen e përdorimit të internetit në vende ku përdoruesit nuk e kanë pasur të mundur përdorimin e tij për shkak të infrastrukturës ose çmimeve.

Kompani të ndryshe teknologjike po bëjnë të pamundur që tu krijojnë kushte njerëzve anembanë botës të përdorin internetin online. Kompania jo fitimprurëse Internet.org po siguron internet falas në Zambia dhe shtetet e varfra të Afrikës Jugore.

Mark Zuckerberg gjithashtu ka lançuar një organizatë, ku së bashku me ndihmën nga kompani si Ericson, Nokia, Qualcomm dhe Samsung do të mundësohet përhapja e internetit në çdo vend të globit.

Sipas \"eMarketer\" vendet me përdoruesit më të shumtë të internetit janë Kina me 620.7 milion përdorues dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 246 milionë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)