300 të rinj certifikohen për shkathtësi digjitale dhe të TIK
Prishtinë, 22 korrik - Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK.
Ceremonia e certifikimit organizohet për dhënien e Certifikatave për rreth 300 të rinj që morën pjesë në programin 300 orësh të trajnimeve të avancuara në njërën nga tri modulet e trajnimeve: Java Programming, Cyber Security dhe Web Development, gjatë katër muajve të kaluar, ofruar nëpërmjet trajnerëve me përvojë vendore e ndërkombëtare.
Certifikatat jepen për të rinjtë që kanë kaluar me sukses provimin final dhe për ata që kanë ndjekur me sukses programin trajnues në Shkathtësitë Digjitale dhe të TIK-ut, me qëllim të promovimit të qëndrueshmërisë së arritjeve kryesore të projektit duke ofruar edhe rekomandime për shkathtësitë e TIK-ut te të rinjtë, duke qenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e tyre për sektorin e TIK-ut.
Poashtu, do të jepen Cetifikatat për "Business and Management Training" per managjeret e kompanive te ICT-se.
Eventi organizohet nga ekipi i projektit “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK" i branduar si 'ICT for Kosovo’s Growth “, e partnerëve të projektit tonë, siç janë Ministria e Ekonomisë, STIKK, partnerët biznesor, institucionet bashkëpunëtore, trajnerët e programit tonë, partnerë të projekteve tjera duke promovuar bashkarisht partneritete drejt arritjeve të rezultateve të projektit tonë.