22 Dhjetor 2024

2011-ta, viti i hapësirës për Europën

Paris, 15 janar - Viti 2011 do të jetë viti i lëshimit të raketave dhe i eksplorimit të hapësirës për Europën, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjensisë Europiane Hapsinore, Jean-Jacques Dordain.

Kontinenti pret që tre raketa të ndryshme të hidhen në hapësirë nga Guajana Franceze gjatë muajve të ardhshëm. Ariane 5 do të bashkohen nga një raketë ruse Sojuz dhe nga një sistem i ri i quajtur Vega.

”Për 30 vjet me radhë kemi hedhur në hapësirë dhe eksplozuar nëpërmjet raketës më të mirë që ekziston sot në botë, Ariane”, deklaroi Dordain. “Megjithatë, ajo ka qenë vetëm një raketë”.

”Duke nisur nga ky vit, eksplorimi do të bëhet nëpërmjet tre sistemeve paralele,  Trafiku hapësinor do të jetë shumë më i ngjeshur sivjet dhe presim që edhe zbulimet të jenë më të mëdha”.

Një platformë e re lëshimi është ndërtuar në Guajanën Franceze, për të lejuar Bashkimin Europian që të bashkëpunojë më ngushtësisht me Federatën Ruse. Për herë të parë, një raketë ruse do të lëshohet nga kjo bazë europiane dhe jo nga Bajkonuri në Kazakistan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)