Zyrtari i OSHP-së arrestohet për skandal seksual
Prishtinë, 27 dhjetor - Anëtari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Bajram Zogiani, është arrestuar nga Policia dhe po hetohet nga Prokuroria nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në rrjetin e shërbimeve seksuale dhe se ka kryer marrëdhënie me të mitur.
Zogiani bën pjesë në një grup të arrestuarish prej 9 personave, të cilët po akuzohen nga Prokuroria Themelore, në Prishtinë, për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.
/zeri/