06 Nëntor 2024

Ejup Maqedonci pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Prishtinë, 8 gusht - Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, ku Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj i dorëzoi detyrën e tij Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.  

Me këtë rast, ish-Ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, Ministrit Maqedonci, duke u shprehur  i bindur se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejtë përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë.

Në këtë ceremoni, Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi lart punën e deritashme, kontributin e të arriturat e Ministrisë gjatë kohës sa Mehaj ishte Ministër.

Ministri Maqedonci pohoi se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, në përmbushje të objektivave dhe synimeve të Ministrisë, duke zhvilluar kështu një ushtri profesionale, bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)