16 Janar 2025

Zyrtari i ATK-së dënohet me 10 muaj burgim

Gjilan, 16 shtator - Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, dje ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej  10 muaj burgim.

I akuzuari F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.

Me këtë rast i akuzuari F. S. ka kryer dy herë veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
 
Gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 muaj burgim, konform nenit 80 gjykata i’a shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim.

Ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.
 
Të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak.

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)