Zyrtarët serbë në Kosovë do vijnë vetem me leje të Prishtinës
Beograd, 18 nëntor - Zyrtari ndërlidhës mes Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviçeviç ka thënë se duke filluar nga 1 dhjetori, zyrtarët e lartë serbë kur do të duan ta vizitojnë Kosovën, nuk do të marrin leje në zyrat e BE-së, por drejtpërdrejt në zyrat e Prishtinës.
Paviçeviç theksoi se megjithatë kjo nuk do të thotë se Beogradi po ndërmjetëson apo është palë tjetër dhe Prishtina tjetër palë.
Paviçeviq thotë se kjo është një \"procedurë e de-burokratizimit, në mënyrë për të shmangur ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve serbë për të ardhur në Kosovë\".
Kur u pyet pse një procedurë e tillë, kur Kosova gjendet në Kushtetutën e Serbisë, Paviçeviq pohon se nga viti 1999, në Kosovë \"është regjim i veçantë në pajtim me Rezolutën 1244\".
Ndërsa, kur u pyet më tej se përse Beogradi nuk i drejtohet atëherë UNMIK-ut dhe jo Prishtinës, meqenëse kështu e parashikon Rezulota 12 44, ai tha se \"gjërat kanë lëvizuar ndërkohë\".