16 Janar 2025

Zyrtarët publik me aktakuza do të suspendohen nga puna

Prishtinë, 3 shkurt - Sot ka filluar punën Grupi punues për hartimin e dokumentit konceptual përmes të cilit do të shqyrtohen opsionet e suspendimit nga puna të zyrtarëve publikë me rastin e ngritjes së aktakuzës.

Ky aktivitet do të kontribuojë në zbatimin e ligjit dhe heqjen e pengesave formale për fuqizimin e sundimit të ligjit. Suspendimi nga puna i zyrtarëve publik më rastin e ngritjes së aktakuzës do të aplikohet për vepra të caktuara penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes këtij procesi, Ministria e Drejtësisë shpreh përkushtimin që krahas përmbushjes së obligimeve të Agjendës evropiane të reformave dhe avancimin e legjislacionit, veprohet në pajtim me praktikat më të mira legjislative të Bashkimit Evropian.

Kështu i mundësohet organeve të zbatimit të ligjit me theks të veçantë në gjykata dhe prokurori të shtetit të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase, pa ndërhyrje dhe ndikim.

Grupi punues do të shqyrtoj modalitetet duke marrë parasysh praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian që përmes ndryshimeve eventuale të legjislacionit ekzistues apo hartimit të ligjit të ri, do të mundësohej që pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e zyrtarëve publikë, të njëjtit të suspendohen nga marrëdhënia e punës nga  institucionet e Republikës së Kosovës, në rast të ngritjes së aktakuzës për vepra penale të cilat ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)