Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmon bastisjet në Prishtinë
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim, duke mos dhënë të tjera detaje.
Operacionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Ndërkaq forca te shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.
Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.