Zyra e BE-së mbyll fushatën për menaxhimin e substancave të rrezikshme
Prishtinë, 25 tetor - Për të shënuar Javën Evropiane për siguri dhe shëndet në punë, Zyra e BE-së në Kosovë, përmes projektit 'Mbështetje për Inspektoratin e punës në luftimin e punës së padeklaruar' sot do të mbyll fushatën 'Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019', e organizuar nga BE-ja dhe Administrata për siguri dhe shëndet në punë (OSHA).
Në kuadër të kësaj fushate, Kosova organizoi konkursin e parë kombëtar për Çmimin e praktikës së mirë për të dalluar kompanitë që kanë treguar përkushtim të fuqishëm për menaxhimin e faktorëve të rrezikut në vendin e punës.