15 Janar 2025

Zyra e BE-së interesohet për Pallatin e Drejtësisë

Prishtinë, 29 prill - Për të diskutuar problemet në kompleksin e sapo-ndërtuar të Pallatit të Drejtësisë, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar dhe Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar u takuan me krerët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, Shefen e kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë Laura Zherka dhe Kryeprokuroren e EULEX-it Jaroslava Novotna.

Ata u pajtuan për të ndërmarrë veprime konkrete për adresimin e problemeve të paraqitura në kohën e fundit e të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit dhe funksionimin e ashensorëve. Zyra e BE-së në Kosovë do të kërkojë një vlerësim të pavarur për çështjet më të rëndësishme nga kompania franceze përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve. Do të krijohet një grup i veçantë punues i cili do të takohet në baza të rregullta për të vlerësuar situatën dhe për të adresuar problemet e reja. Grupi punues do të përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe EULEX-it. Komuna e Prishtinës gjithashtu do të ftohet për të qenë pjesë e grupit punues.

Z. Zhbogar theksoi interesin e Bashkimit Evropian jo vetëm për të parë kompleksin të funksionojë në mënyrë të përkryer, por edhe njerëzit që punojnë në Pallatin e Drejtësisë të kenë kushte të mira të punës dhe të ndjehen mirë. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit shprehën falënderimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian për investimin më të madh të përbashkët të tyre në Kosovë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)