Zvonko Veselinoviq organizator i dhunës në veri
Prishtinë, 12 dhjetor - Komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-se në Kosovë - KFOR, Erhard Drews tha sot se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës nuk dëshirojnë dhunë, por ata nuk po mund kontrollojnë grupet që e shkaktojnë.
Drews ka theksuar se KFOR-i e din se kush janë ata që përbëjnë këto grupe, që drejtohen nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij.
I kemi xhirimet e gjithë asaj që ka ndodhur në barrikada dhe falë kësaj e dimë se kush ka marrë pjesë në organizimin e incidentit.
Ato xhirime i janë dorëzuar EULEX-it, i cili bashkëpunon ngushtë me autoritetet serbe. Nga këto grupe është shtënë kundër KFOR-it, më 27 shtator në Jarinje. Nga andej është hedhur kokteji molotov, pohon komandanti i KFOR-it.
Ai ka pohuar se grupin e Jagnjenicës e ka udhëhequr i vëllai i Zvonko Veselinoviqit, i cili është plagosur në qafë me plumb gome.
Këto pohime komandanti i KFOR-it i ka shprehur sot gjatë takimit me gazetarët serbë, që ndodhen për vizitë dyditëshe në Kosovë, raportojnë mediat e Beogradit.