12 Janar 2025

Zvonko Veselinoviq dënohet me 12 muaj burgim

Mitrovicë, 11 korrik - Dje, një trup gjykues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi Zvonko Veselinoviq për kryerjen e veprës penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare të tyre, të kryer më 14 gusht 2010 në fshatin Rudare.

Veselinoviq u dënua me 12 muaj burgim dhe me një gjobë prej 300 eurove. 

Në ditën e sipërpërmendur, Z.V. e ka penguar Policinë e Kosovës që ta dërgojë një kamion cisternë, e cila kishte destinacion pompën e benzinës “Team” në fshatin Rudare, në terminalin doganor në Mitrovicë për verifikime të mëtejme doganore në lidhje me kontrabandën e mundur të mallrave.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve duke filluar nga dita kur palëve t’u dorëzohet nga një kopje e aktgjykimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)