Zvicra zgjat mandatin e kontigjentit zviceran në KFOR
Bernë, 16 mars - Dhoma e parë e Parlamentit të Zvicrës ka diskutuar të martën për zhvillimet në Kosovë, njofton sot shtypi zviceran.
Parlamenti ka miratuar gjithashtu vazhdimin e mandatit të kontigjentit zviceran në KFOR deri në fund të viti 2014, duke miratuar rritjen e numrit të ushtarëve nga 80 sa janë tani, në 300 brenda këtij vitit.
Deri këtë vit mundësia e rritjes së numrit të ushtarëve zviceran në Kosovë ka qenë e kufizuar në 60 ushtarë brenda një viti.
Ndonëse zgjatja e mandatit është miratuar me shumicën e deputetëve ka pasur të tillë që kanë kërkuar përfundimin e mandatit. Maksimilian Rajman ka kërkuar që Zvicra të investojë në ndërtimin e Kosovës.
Ai ka argumentuar se tensionimet e reja në Kosovë kanë shumë pak gjasa të ndodhin tani kur të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kosova ka nevojë për ndihma financiare, sidomos në fushën e shteti ligjor ku ende nuk po funksionin si shtet, ka thënë ai.
Ndërkaq, ministri zviceran i Mbrojtjes Ueli Maurer ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihma të dyanshme: edhe financiare edhe ushtarake.
Kjo është edhe në interesin e Zvicrës. Edhe deputeti tjetër Bruno Friak ka thënë se mbështetja e Kosovës është interes qendror i politikës së sigurisë dhe migracionit të Zvicrës.
Zgjatja e mandatit të kontigjentit zviceran është bërë në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër. Shpenzimet për kontigjentin zviceran në Kosovë brenda një viti i kushtojnë buxhet të Zvicrës 40 milion franga zvicerane.
Parlamenti i Zvicrës ka të rezervuar të drejtën që të ndërpres në çdo kohë misionin e ushtarëve zviceranë në Kosovë. Trupat zvicerane veprojnë në kuadër të KFOR-t që nga viti 1999, ndërsa deri më tani në Kosovë kanë shërbyer 4200 ushtarë nga Zvicra.