Zvicra vazhdon të përkrahë sundimin e ligjit në Kosovë
Prishtinë, 31 tetor - Kryeprokurori i Shtetit z. Aleksander Lumezi priti në një takim sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Jean – Hubert Lebet. Ambasadori theksoi rëndësinë e misionit të Prokurorit të Shtetit për të ruajtur dhe zhvilluar sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndarjen e pushteteve.
Ky mision nënkupton një luftë efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale të cilat duhet të udhëhiqen me forcë dhe vendosmëri. Ambasadori shprehu përsëri besimin e tij se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti e Zvicrës do të vazhdojë në këtë drejtim.