14 Maj 2024

Zvicra padit Azem Sylen për mashtrim

Bernë, 13 mars - Prokuroria e përgjithshme e Solothurnit do të merret me rastin Azem Syla. Siç njofton gazeta ”Aatrgauer zeitung”, fondi i kompensimit ka ngritur tashmë padinë penale ndaj politikanit kosovar.
 
Këto të dhëna të publikuara së pari nga gazeta ”SonntagsZeitung” i ka konfirmuar tashmë prokurori i lartë shtetëror i Solothurnit, Felix Bänziger.

Bazë për padinë është ”shkelja e Ligjit Federal mbi kontributet suplementare dhe mashtrimi”, ka plotësuar Bänziger. Në një hap të parë do të shqyrtohet nëse do të udhëhiqet një procedurë penale formale ose jo. Vendimi frreth kësaj do të merret gjatë kësaj jave.

Aktpadia ka mbërritur në prokurorinë e përmendur më 5 mars, shkruan gazeta.

Fondi i përmendur fajëson Sylën se ai për rreth 9 vite ka marrë ndihmat suplementare në lartësi prej rreth 426 mijë frangash. Këto ndihma janë ndërprerë në shkurt të vitit 2011.

Fondi, përmes padisë kërkon nga i padituri që të kthejë mbrapa 191 mijë franga nga shuma e përmendur.

Fakti që nuk kërkohet kthimi i shumës së plotë (426 mijë franga) mbështetet në rregullin sipas të cilit, në rastet të tilla duihetz kthyer vetëm shuma e përfituar gjatë pesë viteve të fundit.

Në përmbyllje, gazeta shkruan se Azem Syla duhet të lëshojë Zvicrën deri më 15 maj 2012.

Ndërkaq Syla, nga ana e tij ka paralajmëruar se do ta drejtojë rastin e tij për gjykim në Gjykatën Federale të Zvicrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)