Zvicra e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me MFSK-në
Prishtinë, 30 janar - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli priti sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang.
Me këtë rast ministri Demolli, e ka falënderuar ambasadoren Lang si dhe ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti i Zvicrës po japin për Kosovën në shumë fusha.
Ministri Haki Demolli po ashtu e njoftoi ambasadoren me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me procedurat për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka MFSK me Ekipet Këshilluese të NATO-s që veprojnë në kuadër të ministrisë, me NATO-n dhe shtetet e rajonit.
Ambasadorja Lang e ka përgëzuar z. Demolli për emërimin e tij në postin e Ministrit të MFSK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Kosovën dhe në këtë kuadër edhe me FSK-në aty ku gjenden fushat me interes të përbashkët.