Zvicra dorëzon pejanin supergrabitës bankash
Tiranë, 29 prill - Aso kohe, as në filmat e Hollivudit, nuk mund të realizoheshin skena të tilla grabitjesh.
Në mes të ditës, në mes të Tiranës, 4 persona hyjnë në filialin e ish-Bankës Amerikane, në Stacionin e Trenit, dhe grabisin një shumë të madhe të hollash, shuma e të cilave asnjëherë nuk u mor vesh.
Grabitja bëri bujë të madhe, ndërsa policia u dorëzua përballë aktit spektakolar të grabitësve. Roja i dhunuar i bankës mundi të shquante dialektin e njërit nga autorët, ndërsa emri i Musli Mehmetajt nga Peja do të dilte në skenë shumë kohë më vonë.
Ai u hetua, u gjykua dhe u dënua në mungesë me 18 vite burg, ndërsa emri i tij ishte i kërkuar edhe nga Zvicra si një prej grabitësve më të frikshëm që kishin parë ndonjëherë.
Arrestimi i tij kryhet në Kroaci ndërsa Zvicra dhe Shqipëria hynë në betejë për ekstradimin e tij.
Mehmetin e kërkonin edhe dy shtete të tjera, por pejani u ekstradua në Zvicër për t`u sjellë vetëm ditën e djeshme në Shqipëri, kur kanë kaluar 9 vite nga ajo supergrabitje.