Zvicra do të vazhdojë me përkrahjen e Kosovës
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës, znj. Krystyna Marty Lang.
Me këtë rast, ministri Hyseni shprehi mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti zviceran po japin për Kosovën, në të gjitha fushat.
Gjithashtu, u vlerësuan raportet ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës, për faktin që një numër i madh i kosovarëve jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.
Ndërsa, ambasadorja zvicerane, Lang, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme.
Ajo tha se shteti i Zvicrës do të vazhdojë me përkrahjen e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.