16 Janar 2025

Zotohen për bashkëpunim në angazhimet kundër korrupsionit

Prishtinë, 14 shkurt - Drejtori i  Agjencisë Kundër Korrupsionit  z. Shaip Havolli priti sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Piero Cristoforo Sardi.
 
Drejtori Havolli e njoftoi diplomatin italian mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit.

 Ai me këtë rast vuri theksin te angazhimet e Agjencisë në forcimin e kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një aspekt të rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës.
 
Ambasadori Sardi, nga ana tjetër, e ka siguruar z. Havolli për mbështetjen e plotë të Italisë  në luftën kundër korrupsionit, por edhe  vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me agjencitë homologe në rajon dhe në Bashkimin Europian, si përmes institucioneve shtetërore italiane ashtu edhe përmes rolit të shtetit italian si kryesuese e radhës e Këshillit të Bashkimit Europian.
 
Z. Havolli ka falënderuar ambasadorin Sardi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian dhe të Bashkimit Europian gjatë presidencës italiane në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit.
 
Drejtori Havolli dhe ambasadori Sardi janë pajtuar se zbatimi efikas i politikave kundër korrupsionit është një element me rëndësi jetike në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)