27 Dhjetor 2024

Zoran Vukotiç dënohet me dhjetë vjet burg për përdhunim gjatë luftës

Prishtinë, 5 korrik - Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi të sot me dhjetë vjet heqje lirie një serb të Kosovës, të akuzuar për përdhunim gjatë luftës së vitit 1999.

Zoran Vukotiç, ishte akuzuar në muajin mars të vitit 2020 se me 22 maj të vitit 1999 ai bashkë me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe “kishin marrë pjesë në operacionin e dëbimit të popullsisë civile shqiptare në komunën e Vushtrrisë”.

Në akuzë thuhej se ai përdhunoi viktimën "si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj grave etnike shqiptare".

Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se “ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore”.

Zoran Vukotiç, tashmë është duke vuajtur një dënim me gjashtë vjet e gjysme heqje lirie nën akuzat për krime lufte.

Në muajin maj të vitit 2018, trupi gjykues i drejtuar nga gjykatës të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, e shpalli fajtor atë për torturë ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, gjatë viti 1999.

Zoran Vukotiç, ishte arrestuar në mars të vitit 2016 në rrethinën e Nikshiqit në Mal të Zi, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare dhe në muajin nëntor të atij viti, u ishte dorëzuar autoriteteve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)