29 Dhjetor 2024

Zoran Kolici shpallet fajtor për krime të luftës

Prishtinë, 11 maj - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka shpallur Zoran Kolicin fajtor për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në Burgun e Lipjanit në maj të vitit 1999 dhe e ka dënuar atë me një dënim të përgjithshëm prej 14 vite burgim.

Trupi gjykues e shpalli Kolicin fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)