Zjarri bie në zonat e mbrojtura
\"Në Qarkun e Tiranës në Zonën e Mbrojtur Mali i Dajtit zjarret aktualisht janë të fikuara. Zjarri në vendin e quajtur tek Antenat Vodafon ra më 23. 06.2017 ora 12.55, ka përshkruar një sipërfaqe prej 0.2 Ha të pylli me llojin Ah. Në ndihmë erdhën forcat e policisë, emergjencat civile me zjarrfikse dhe helikopteri. Shkak është bërë një zjarr i ndezur nga një grup pushuesish me çadra kampingu, të cilët ishin larguar pa e fikur zjarrin plotësisht. Temperaturat e larta bën që zona të perfshihet nga flakët\", njofton AKZM.
AKZM i bën thirrje Komunitetit dhe vizitorëve të Zonave të Mbrojtura të bëjnë kujdes në këtë stinë të nxehtë vere, pasi një paskujdesi e vogël mund të shkaktoj dëme të pallogaritshme, në ndonjë rast duke rrezikuar dhe jetë njerëzish.
Ndryshe për periudhën Janar-Korrik 2017, në Zonat e Mbrojtura ka pasur 15 raste të rënies së zjarrit, kjo e ndarë sipas qarqeve.