Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë
Prishtinë, 8 nëntor - Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës dhe Këshilli protestues organizon konferencë për shtyp me qëllim te informimit publik dhe institucioneve lidhur me vendimet dhe qëndrimet e Sindikatës se Zjarrfikësve qe te fillon aplikimin e masave sindikale, riaktivizimin e protestës , si shenjë revolte dhe pakënaqësie për mos realizimin e kërkesave sipas premtimeve nga institucionet Qeveritare.
Ky reagim sipas sindiktes vjen si pasojë e akumulimit te problemeve te krijuara në ketë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gadishmerisë se institucioneve për te zgjidhur problemet te cilat në vazhdimësi e përcjellin ketë Shërbim Emergjent.
Për te gjitha detajet e Protestës, formen, datën, kërkesat dhe qëndrimet e Sindikatës behën publike sot në konferencë për shtyp.