04 Maj 2024

Zjarrfikësit paralajmërojnë protesta

Prishtinë, 29 prill - ​Sindikata e Pavarur e Zjarrfikësve të Kosovës (SPZK) ka reaguar sot për shumë probleme që e kanë përfshirë këtë institucion.

Në një reagim për media, ata kanë përmendur shumë probleme, që sipas tyre nuk po mund ti kalojnë pa ndihmë institucionale, por që deri më tani nga shumë kërkesa që kanë shkuar në drejtim të institucioneve, zjarrfikësit thonë se nuk kanë marrë përgjigje.

“Gjendja e rëndë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve vite me radhë, mosdefinimi i kompetencave menaxhuese pa përkujdesje institucionale, mungesë buxheti, pa pajisje adekuate, me automjete të viteve 70 – 80, me kushte të punës mjaftë të rënda, moszbatimi i ligjeve në fuqi, mos-implementimi i kontratave të punës, mos kompensimi i orëve gjatë ndërrimit të natës, orëve jashtë orarit, mos-aplikimi i masave për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë”, janë problemet që po i shqetësojnë zjarrfikësit.

Nga humbja e shpresës se kjo gjendje do të ndryshoi për të mirë, zjarrfikësit e Kosovës, të martën në një konferencë për media, do ti shpalosin qëndrimet e tyre dhe mundësitë për të organizuar një protestë nëse nuk do të bëhet zgjidhje për kërkesat e tyre, për të cilët thonë se janë të drejta dhe legjitime.

Zjarrfikësit thonë se nuk kanë formë tjetër t ë komunikimit me institucionet, përveç kësaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)