Zjarrfikësit nisin grevën
Prishtinë, 13 tetor - Sindikata e Zjarrfiksëve ka bërë të ditur se situata e krijuar në shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës, një gjendje konfuze e pa kuptimt e pa pranueshme dhe e pa përballueshëme, i ka shtyrë që të reagojnë dhe të ngritin zërin kundër kësaj gjendje të krijuar dhe si shprehje të pa knaqësive në të gjitha Njesitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit do të organizohët grevë në vendin e punës në Stacionet e Zjarrfiksëve në Komunat përkatëse.
Këshilli Organizativ i Grevës ka theksuar se statusi i sherbyesëve Civil pa gradime pa paisje edhe personale me automjete të të viteve 70-ta, paisjet të pa kontrolluara periodikishtë sipas deklaratës së prodhuesit, pa aplikim te masave për Mbrojtje dhe Siguri në Punë, ku edhe lëndimet në punë, shpenzimet mjekësore duhet vet Zjarrfikësit ti kompenzojnë.
\"Mos zbatimi i Ligjit të punës, ligjit të Shërbyesëve Civil dhe ligjit të pagave të Sherbyesëve Civil, ku në vazhdimësi jemi të diskriminuar sa i përket kompenzimit të ndrrimit të natës, festat shtetrore, orët jasht orarit asnjherë nuk u kompenzuan qe nga pas lufta, mandej paga bazë më e ulëta nga të gjitha shebimet Emergjente, koficienti më i ulët nga të gjitha kategorit e të punësuarëve, në disa Komuna 4.83\", theksohet në njotimin e Këshilli Organizativ i Grevës.
Kjo gjendje e krijuar ku askush nuk e din pse, dhe askush nuk angazhohët që kjo gjendje të tëjkalohët dhë askush nuk merret me kët Sherbim për ne eshte e pa pranueshme dhe nuk do të jemi ne gjendje qe kto shkelje edhe me tutje te vazhdojnë të na rendojnë dhe nuk do të jemi ne gjendje qe shëndetin dhe jeten tonë ta rrezikojmë nga neglizhenca dhe injoranca e institucioneve tona, dhe nuk ka far logjike qe ne të thirrur si shpetimëtarë, vet të jemi të rrezikuar dhe kështu me keto paisje dhe kapacitetet teknike që posedojmë dhe trajtimi që na bëhet nuk e arsyetojmë as epitetin e Shpëtimtarëve.
Greva e organizuar do të qetë në pahë të gjitha shkeljet, organizimin e dobët dhe gjthë qka që ka të bëjë me këtë Shërbim Emergjent të domosdoshëm për siguri.
Kerkesat e Sindikatës së Zjarrfiksëve do të bëhën publike me rastin e eorganizimit të grevës nga Këshilli grevist.