18 Janar 2025

Zjarrfikësit kërkojnë kushte më të mira

Prishtinë, 2 qershor - Sot para ndërtesës së Qeverisë rreth 300 zjarrfikës të Kosovës kanë protestuar për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre me kushtet në të cilat ata punojnë.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka tha se kërkesat për përmirësim të kushteve të punës për zjarrfikësit i janë paraqitur Qeverisë në vazhdimësi që nga viti 2008.

Mirëpo, sipas tij ende nuk është arritur ndonjë rezultat edhe përkundër disa takimeve me Qeverinë që nga ajo kohë e deri më tani.

Ndërsa, me mënyrën e protestës nuk u pajtuan disa zjarrfikës të cilët kërkonin nga organizatorët të jenë më këmbëngulës në kërkesat e tyre, edhe duke ofenduar kryeministrin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)