23 Dhjetor 2024

Zjarrfikësit e Drenasit paralajmërojnë protesta

Prishtinë, 19 nëntor - Sindikata e Pavarur e Zjarrfikësve të Kosovës (SPZK), në mbledhjen e mbajtur dje në mes tjerash debatoi dhe shqyrtoi pozitën e punëtorëve të zjarrëfikësve dhe shpëtimit  të Kosovës dhe konstatoi se pozita e punëtorëve të kësaj kategorie si në aspektin ligjor, material dhe në aspektet e tjera është e pavolitshme dhe e papranueshme.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së pavarur të zjarrfikësve ka deklaruar se nga shkaku i pazgjidhur i statusit dhe mungesës së legjislacionit përkatës, që krijon mundësi të trajtimit joadekuat të shërbimit në fjalë.

Beka ka thënë se siç është e ditur, ky shërbim organizohet nga Kuvendet Komunale të ranguar si shërbyes civil,  me ç’rast bie ndesh me specifikat e punës të veprimtarisë që ushtrojnë ata dhe nuk është e qartë se cila do të jetë zgjidhja e këtij shërbimi në të ardhmen, në nivel lokal apo qendror, pas krijimit të Agjensionit për Reagim Emergjent.

Ai ka theksuar kjo situate ka krijuar paqartësi dhe konfuzion te një numër i Komunave, të cilat nuk kanë planifikuar mjete për vitin 2011, duke pritur se shërbimi në fjalë do të kalojë në kuadër të MPB.

Në mbledhjen sipas tij u shqyrtua edhe vendimi i Komunave të Drenasit dhe të Ferizajit, te të cilat sindikatës së zjarrfikësve është bë një shkelje e të drejtës për realizimin e shujtës, konformë Memorandumit të nënshkruar nga partnerët social.

“Në këto Komuna punëtorët e zjarrfikësve janë dikriminur në raport me punëtorët e tjerë të administrates, të cilët e kanë realizuar këtë të drejtë.”

Si reagim ndaj kësaj padrejtësie Shoqata Sindikale e Zjarrfikave të Komunës së Drenasit ka paralajmëruar protestë, nëse deri më 22 nëntor, nuk realizohet kjo e drejtë e garantuar me Marrëveshtjen në fjalë.

Kryesia e kësaj Sindikate e mbështet kërkesën në fjalë dhe veprimet sindikale të paralajmëruara, ndërsa nga Kuvendi Komunal i Drenasit kërkon ta shqyrtojë dhe ta plotësojë kërkesën e këtij shërbimi, i cili është me rëndësi të madhe për sigurinë e qytetarëve dhe të pronës së tyre, në këtë Komunë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)