Zjarrefikësit e Prishtinës në grevë
Prishtinë, 3 dhjetor - Zjarrfikësit e komunës së Prishtinës kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme në vendin e tyre të punës duke kërkuar pl,otësimin e disa kërkesave.
Këshilli Grevist i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve të Prishtinës, ka thënë se greva e tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, të cilat i janë parashtruar komunës së Prishtinës.
Në kërkesat e tyre bëjnë pjesë, pagesë për orët jashtë orarit, pagesa për festa shtetërore, ndryshim të koeficientit, sigurimi i shujtës, përmirësimi i kushteve të punës, zbatimi i rregullores së brendshme për mbrojtje dhe siguri në punë.