24 Dhjetor 2024

Zhvarrosen mbetjet mortore të nëntë personave në Mitrovicë

Prishtinë, 6 qershor - Ekspertët e EULEX–it për mjekësi ligjore nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DPL) kanë zhvarrosur mbetjet mortore të nëntë personave që dyshohet të jenë viktima nga konflikti në Kosovë. Operacioni në terren i cili zgjati tre ditë është zhvilluar në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Alan Robinson, bashkë-kryesues i DML deklaroi që është i kënaqur me rezultatet e deritanishme nga ky operacion. “Ne akoma po hulumtojnë për mbetjet mortore të së paku edhe dy personave të tjerë në këtë vend. Puna do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim”, pohoi Robinson.

Zhvarrosja në Mitrovicë është rezultat i analizave intensive të dokumenteve, hetimeve dhe disa vizitave të kryera më herët nëpër lokacione. “Ekipi im ka punuar në këtë rast për muaj të tërë. Ky është një shembull tipik i qasjes së  plotë dhe të detajuar e cila është e nevojshme kur kërkohen personat e pagjetur. Kjo gjë merr kohë”, deklaroi  Robinson.

Zhvarrosja ishte edhe një mundësi e mirë për të vazhduar mentorimin e punës së ekipit të sapo themeluar vendor për zhvarrosje. Ekipi me pjesëtarë vendorë të  DML nga Ministria e Drejtësisë kanë marrë pjesë në mënyrë aktive gjatë operacionit, nën mbikëqyrjen e Arkeologut për Mjekësi Ligjore të EULEX-it.  

Gjatë disa muajve të fundit, ekspertët e EULEX-it për Mjekësi Ligjore kanë mentoruar ekipet e sapo themeluara për zhvarrosje.

“Autoritetet vendore do të marrin përsipër së shpejti të gjitha detyrat që kanë të bëjnë me kërkimin e personave të pagjetur dhe shërbimet e mjekësisë ligjore. Formimi i Ekipit për Zhvarrosje shënon një hap madhor drejt realizimit të këtij qëllimi”  - përfundon Robinson.

Prej kohës kur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan DML në dhjetor të vitit 2008, departamenti ka zhvilluar më shumë se 280 operacione në terren, ndërsa janë gjetur trupat e më shumë se 140 personave të pagjetur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)